'Gjysma e kabinetit dhe kryebashkiakëve në SPAK'/ Çollaku: Kjo është qeveri e burgut 313!

19:39, 23/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku ironizon kabinetin e Edi Ramës duke e quajtur atë qeveri të burgut 313. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Çollaku tha se gjysma e qeverisë dhe kryebashkiakëve janë në dyert e SPAK për abuzime dhe vjedhje. 

Sipas tij, bazuar në nenin 28 të Kodit Penal, kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. 

"Ka dy linja taksie, PS-SPAK, qeveri-SPAK, njëra mbledh edhe bashkiakët. Kjo është qeveri e 313-ës. Gjysma e qeverisë, e kryebashkiakëve dhe shumë zyrtrëve janë te dera e SPAK. Kur ke dy ministra në qeli dhe pritet i treti të arrestohet, një bashkiak në qeli, dysa zyrtarë në qeli... Ajo që më bën përshtypje është një fakt domethënës, të gjithë juristët po t'i takosh jashtë studiove, kjo sipas nenit 28 të Kodit Penal është organizatë kriminale. Janë zyrtarë, ministra, deputetë, sekretari i përgjithshëm, kryeministër, kryebashkiak që kanë firmosur. Kanë shkuar me thasë, kanë marrë paratë në buxhetin e shtetit. DASH saktëson për herë të parë mbi 270 mln euro të zhdukura nga inceneratorët", u shpreh Çollaku.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco