Lajmi i fundit

‘Ferri mbi tokë’/ Javën tjetër Shqipëria ‘pushtohet’ nga temperatura ekstreme

'Hakmarrja dhe presioni'/ Erl Murati: Dy arsyet pse Edi Rama po sulmon 'Hysenbelliu Group'

18:34, 23/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati tregon arsyet pse Edi Rama e ka vënë në shënjestër biznesmenin Irfan Hysenbelliu. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Murati tha se Edi Rama po hakmerret për qëndrimet editoriale të mediave të Hysenbelliut. 

Një tjetër arsye sipas tij është presioni që kryeministri po ushtron ndaj mediave në vend, në prag të zgjedhjeve të 14 majit. 

"Hakmarrje dhe presion, është e dyanshme. Hakmarrje për qëndrimet e kaluara të medias së Hysenbelliut. Dhe presioni rritet dhe shtohet me afrimin e zgjedhjeve të 14 majit. Nuk themi se mediat e "Hysenbelliu Group" kanë qenë flamurtare të opozitarizmit në vend, por me sa duket kryeministri dhe qeveria nuk toleron as kritikën më të lehtë. Ne jemi vend në fund të Europës për çdo indikator të demokracisë. Raporti i DASH fliste që ka korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes. Fatmirësisht nuk doli kryeministri të thotë se raporti është copy paste, siç bëri një vit më parë, por patjetër që mund të ketë ndikuar edhe fakti që ky raport i dha zë prishjes së paligjshme të Prestige Resort disa muaj më parë nga IKMT-ja e qeverisë", u shpreh Erl Murati.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco