Minutat e fundit në Kuvend, Belind Këlliçi: Dal sot nga kjo sallë me faqen e bardhë!

Minutat e fundit në Kuvend, Belind Këlliçi: Dal sot nga kjo sallë me faqen e bardhë!

18:02, 23/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi do të dorëzojë sot mandatin e deputetit. 

Fjalimi që do të mbajë pas pak minutash në foltore do të jetë i fundit për Këlliçin. 

Ai kandidon për kryetar të bashkisë së Tiranës me koalicionin opozitar "Bashkë Fitojmë" dhe nga dita e sotme nis sfida e vërtetë e një fushate të gjatë e cila përfundon në 14 maj. 

Në prag të fjalimit, Këlliçi ka bërë një postim në Facebook ku shkruan se nga Kuvendi del me faqen e bardhë, ashtu siç hyri në ditën e betimit. 

Postimi
Minutat e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.
Do të dal sot nga kjo sallë ashtu siç hyra në ditën e betimit, me faqen e bardhë dhe i vetëdijshëm për atë që prisni nga unë.
Pas pak, fjalimi i përshëndetjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco