SYRI TV/ Berisha: Vula, projekt i Edi Ramës dhe i Yuri Kim

14:49, 06/03/2023
A+ Aa A-

"Pengje" të Edi Ramës i cilësoi kreu i PD, Sali Berisha, Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn,  ndërsa theksoi se e kanë të humbur betejën me demokratët.  Berisha deklaroi se ka vetëm një PD dhe është ajo që ka shumicën. Berisha tha se forumet e selisë blu i dhanë përgjigjen më shkatërrimtare projekteve të Ramës dhe të Kim për asgjësimin e PD. Ai paralajmëroi se demokratët do të vijojnë protestat  dhe revolucionin demokratik kundër regjimit.

Nga SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike  Sali Berisha  deklaroi se forumet e PD, i dhanë përgjigjen shkatërrimtare, projekteve sipas tij të nxitura nga Kryeministri Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim për pengimin e regjistrimit të kësaj force politike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një dalje për mediet, Berisha, deklaroi se demokratët janë  më të fortë në betejën kundër regjimit përmes revolucionit demokratik.

I pyetur në lidhje  me kërkesën e dorëzuar nga Grupimi Alibeaj në KQZ për regjistrimin  në zgjedhjet e 14 majit, Berisha deklaroi se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë pengje të Edi Ramës. Sipas kryeopozitarit, ka vetëm një PD dhe është ajo që ka shumicën.

Berisha njoftoi se së shpejti do të njoftojë mediat edhe lidhur me koalicionin përmes të cilit do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco