Mocioni/ Rama tallet me aktakuzën amerikane: E kam emrin 14 herë në padi? Ku është krimi këtu?!

Mocioni/ Rama tallet me aktakuzën amerikane: E kam emrin 14 herë në padi? Ku është krimi këtu?!

11:27, 02/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u shfaq i shfazuar në sallën e Kuvendit ku foli për skandalin McGonigal.

Ai u tall me aktakuzën amerikane, ku përmendet 14 herë emri i tij.

Si zakonisht, Rama përdori strategjinë e sulmit ndaj opozitës dhe minimizimit të skandalit duke thënë se nuk ka asnjë komprometim që i përmendet emri 14 herë në dosje.

Rama i pranon si fakte të gjitha herët kur emri i tij përmendet në aktakuzë, si për rastet kur takohet me ish-zyrtarin e FBI-së ashtu edhe me personat A dhe B në aktakuzë, por mohon që në ndonjë rast të ketë akuza apo “krime të kryera.”

“McGonigal mori informacion nga zyra e kryeministrit për lobimin rus. Unë, apo zyra ime, nuk kishim asgjë nga ato që kishin dalë në media. Sepse po t’i kishim, çfarë do të mbronin? Lulin apo tutorin e Lulit? Po të kisha pasur çfarëdolloj informacioni për këtë fakt të tmerrshëm do t’ia kisha përcjellë kujtdo që do të mundja, nga organizatat partnere. FBI-së të parës fare. Problem për vendin do të ishte e kundërta dhe të mos tregoja. Unë nuk e di sinqerisht ku do të donit të dilnit me këtë? Rusët i kam shpikur unë? CIA në raportimin e saj e ka publikuar se PD se bashku me një parti në Mal të Zi, Bosnjë, apo Maqedoni financohen nga para ruse për të destabilizuar. Kjo është ajo që doli nga ne sipas jush? Ai rusi vetë ka deklaruar se ka ndihmuar PD-në”, tha Rama.

"Këtu ushqehet përditë një narrative haluçinante dhe qesharake për mënyrën si funksiopnojnë shtet apo si zyrtarë të lartë të huaj. Kanë mërira të thella haxhiqamiliste. Sipas tyre DASH është një byrektore që gjizën e merr nga unë, brumin e merr nga Soros, okllainë nga Charles, drutë për furrën nga A me origjinë nga Tropoja, tavën e byrekut nga personi B me origjinë nga Skrapari, letrën për të mbështjellë byrekun ia çon Kimetja e pasi Sekretari i Shtetit i jep zjarr me firmën e tij byreku piqet e del në pazarin e Tiranës dhe helmon loçkën e zemrës së popullit opozitar. O Zot çfarë vizioni për botën e të mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë. Si mundet të imagjinojë njeriu SHBA superfuqinë e botës si një byrektore," tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO02/03/2023 19:01

Ke harruar: ...si mundet të jem byrekxhi..

Shto koment

Denonco