Afera MCGonigal, Boçi: Rama sot është alarmi i kuq i sigurisë së SHBA , të japë dorëheqjen!

Afera MCGonigal, Boçi: Rama sot është alarmi i kuq i sigurisë së SHBA , të japë dorëheqjen!

10:52, 02/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Luçiano Boçi, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama  të japë dorëheqjen për krimin kushtetues që ka bërë ndaj Shqipërisë.

“Se çfarë përfaqëson sot Rama, për drejtësinë dhe shtetin amerikan, - tha Boçi në debatin e nisur në parlament, -  e ka thënë dje, qartë shkoqur, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, sipas të cilit nëse përfaqësuesi i një shteti të huaj kërkon të paguajë dikë për të mbështetur atë qeveri në fshehtësi, padyshim që do të ishte një alarm për sigurinë kombëtare të SHBA. pra, pse e fshihni?!

Rama sot është alarmi i kuq i sigurisë së SHBA dhe të gjithë e dinë se sot çdo përgjigje që ai do të japë, do të përdoret si provë kundër tij. Megjithatë, ai duhet të japë përgjigje edhe këtyre pyetjeve:

A jeni i vetëdijshëm zoti Kryeministër, për krimin e rëndë kushtetues që ke bërë ndaj Shqipërisë dhe imazhit të saj?

A je i vetëdijshëm për krimin e shantazhit me dëm politik dhe moral dhe jo vetëm moral ndaj opozitës me krimin me pasoja ekonomike ndaj një numri subjektesh dhe për shkatërrimin e besimit institucional te qeverisë së Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit?

Dorëheqja në këtë situatë duket dhe ngjan se është imperative. Hetimi nga drejtësia duket se është i pashmangshëm, kombëtar dhe ndërkombëtar.  Prandaj zoti kryeministër bën mirë të ikësh! “

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco