Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Afera McGonigal në Kuvend, Boçi: Më në fund, kryeministri i arratisur për 5 javë u paraqit!

Afera McGonigal në Kuvend, Boçi: Më në fund, kryeministri i arratisur për 5 javë u paraqit!

10:41, 02/03/2023
A+ Aa A-

Luçiano Boçi, kreu i Grupit parlamentar të PD, ka nisur të paraqesë në Kuvend, kërkesën për mocion me debat për aferën Rama – McGonigal. Në fjalën e tij, Boçi tha:

“Më në fund, i arratisuri nga parlamenti për gati 5 javë, u paraqit po përsëri sapo ballafaqohet me të vërtetën, arratiset, për pak përkohësisht. Do të vijë apo jo vendos ai, se unë e di që parlamenti është thjesht kobure në dorën e tij. Këtu nuk zbatohen as ligje as rregulla. Megjithatë në emër të PD, po paraqes argumentet për kërkesën për mocion me debat por jo vetëm në emër të PD, por edhe në emër të të gjithë shqiptarëve që duan të vërtetën ndaj dhe kemi kërkuar që Rama të përgjigjet për akuzat publike dhe juridike të ngritura ndaj tij në SHBA, ndërsa për akuzat politike në Shqipëri, tashmë kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Duhet të kishte dhënë dorëheqjen, se ky kryeministër e shndërroi Kryeministrinë në një mejhane korruptive ku ndante pasuritë e shqiptarëve për benefitet e tij personale dhe politike dhe në rastin konkret të skandalit, për çfarë i bënte?!

Për një gjë të pamenduar: Për të goditur dhe eliminuar opozitën dhe sistemin politik në Shqipëri!

Megjithatë ky i sotmi nuk është një gjyq politik për ata që janë të ndjeshëm ndaj akuzave. Ky është vetëm fillimi i një fundi politik dramatik të një kryeministri që nën avujt e çmendurisë, projektoi për eliminimin e sistemit politik në Shqipëri dhe për cenimin dhe rrëzimin e reputacionit absolut të institucioneve të sigurisë amerikane.

Para nesh është zbuluar në të gjithë përmasën e tij, një projekt kriminal perfid të cilin gazetari i famshëm Peter Lucas do ta përkufizonte me shkrimin e tij për këtë çështje, skandal - me fjalinë kuptimplotë dhe të thjeshtë: Kur të flasë McGonigal, të gjithë do të dëgjojnë.

Do të dëgjojë dhe ky i arratisuri nga parlamenti, parlamenti, shqiptarët por edhe bota. Dhe sikur vetë Pablo Escobar të kishte pasur këtë perfeksion kriminal, ai ende sot do të ishte mbreti i kokainës.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco