Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta flet nga Kampi i LRI në Jalë

Skandali me komisionin hetimor/ Nikolla sërish i heq fjalën Berishës

Skandali me komisionin hetimor/ Nikolla sërish i heq fjalën Berishës

10:36, 02/03/2023
A+ Aa A-

Edhe në këtë seancë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vazhdoi sjelljen skandaloze në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama.

Pasi opozita ngriti shqetësimin e shkeljes së hapur të Kushtetutës, duke mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor për aferën Rama-McGonigal, Nikolla ua hoqi fjalën menjëherë.

Fillimisht ishte deputeti Luçiano Boçi, i cili tha se meqë Nikolla po i bashkon të gjitha çështjet e McGonigal në një, të votojë edhe për ngritjen e komisionit hetimor.

Ndërkohë më pas fjalën e mori kreu demokrat, Sali Berisha.

Ai tha se mos-ngritja e këtij komisioni hetimor është një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

“Kemi të bëjmë me një nga aktet më antikushtetuese, ku përdoren të gjitha mjetet për shkatërrimin e opozitës. Kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e FBI dhe të qeverisë për të gjobitur biznesmenë në rrugët e Tiranës dhe Durrësit,” tha Berisha.

Këtu atij iu ndërpre fjala nga ana e Lindita Nikollës.

Kjo e fundit jo vetëm ka përjashtuar masivisht deputetët e opozitës, por ka përdorur edhe mundësinë që t’ua heqë fjalën gjithmonë deputetëve të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco