Meta: Misioni i popullit të 2 marsit në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve vazhdon

Meta: Misioni i popullit të 2 marsit në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve vazhdon

09:01, 02/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përkujtuar protestën e paprecedentë që ai thirri 3 vite më parë kur mbante detyrën e lartë të kryetarit të Shtetit shqiptar në mbrojtje të Kushtetutës, pavarësisë së institucioneve, shtetir ligjor, demokracisë dhe pluralizmin!

Ndërsa sjell pamje nga ajo protestë, Meta thekson misioni i asaj proteste vazhdon edhe sot.

“Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit që tre vite më parë ju përgjigj thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin!

Misioni i 2 Marsit vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek ardhmja duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare!Të gjithë së bashku nesër në 3 Mars në mbrojtje të pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta përmes rrjeteve sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco