Statuti i PD - Mos hidhni poshtë Kushtetutën për llogari votash. Ky është ligji, çdo teori tjetër quhet diktaturë!

Statuti i PD - Mos hidhni poshtë Kushtetutën për llogari votash. Ky është ligji, çdo teori tjetër quhet diktaturë!

22:53, 01/03/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Olta,
Edi,
Luli,
Lejdi&co!

Mos hidhni poshtë Kushtetutën, ligjin dhe shtetin për llogari votash!

Vulaxhinjtë nuk kanë dashur të jenë palë në procedurat e rregjistrimit të statutin të rithemelimit. As nuk kanë qenë e as NUK KANË DASHUR të jenë, sepse nuk e kanë ankimuar këtë vendim të gjyqtarit Papakostandini. 

Ky vendim ndër të tjera thotë se "....Përfaqësuesit e Lulzim Bashës, nuk janë palë në gjykim".

Lexojeni vetë vendimin, në paragrafin e fundit të tij, para fjalës VENDOSI.

Pra ata nuk janë palë dhe nuk ka gjyq Apeli për të bërë, por thjesht rrefuzim shqyrtimi dhe lejimin e PD të regjistrojë ndryshimet rregullisht. 

Ky është ligji!

Nëse Olta, Edi,Luli, dreqi apo të bijtë kanë një teori tjetër, ajo quhet diktaturë!

Po edhe sikur ata të jenë me ligjin, prap nuk mund të zëvendësojnë gjykatën!

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco