Fermerët të braktisur/ Resuli: Qeveria po e planifikon këtë varfëri, po shkojmë drejt komercializimit

21:55, 01/03/2023
A+ Aa A-

Përfaqsuesi i fermerëve Ervin Resuli ka deklaruar se janë vetë drejtuesit e institucioneve të bujqësisë dhe blegtorisë që e kanë stisur të gjithë këtë varfëri për ta nxjerrë situatën jashtë kontrollit.

I ftuar në “Këndi i Pano Sokos” në Syri Tv ai është shprehur se skema kombëtare është një lëmoshë që vetëm i gënjen fermerët dhe se kjo rrjedhë do t'i çojë qytetarët drejtë komercializimit.

“Problemi në lidhe me korrupsionin është një pikëpyetje e madhe se pse nuk po mbyllen! Pse nuk shkon deri në fund?! Pse nuk del ndonjëherë në dritë e vërteta?! Ne sot kemi fermerë dhe blegtorë apo investitor kurajozë të cilët kanë trokitur tek dera e gjyqësorit të prokurorisë, e kanë bërë detyrën e tyre por mesa duke kjo reformë ndoshta ishte e stisur për ta nxjerrë nga shinat të gjithë gjënë. Ne sot jemi midis një fakti që të ushqehemi me mish, qumësht, mish dhe nënproduktet e këtyre apo do të komercializohemi dhe do të drejtohemi drejt vajit të palmës, kremit të qumështit e qumështit pluhur.

Ne kemi një disbalancë shumë të madhe në luftën midis eksportuesve dhe importuesve.

Vjet skema është detyruar herë pas here të financohet dhe ka pasur shtesa fondesh dhe në fakt mendova se për ketë vit, 2023,  duhet të fillonte aty ku mbeti, tek rreth 4.1 miliardë në 5.1 miliardë dhe me idenë për ta dyfishuar deri në fund të vitit, por mesa duket nuk është e thënë që fermerët të mbështeten, ose të mbështeten ashtu siç i mbështet rajoni. Ne jemi sot në një lloj sitat ku skema kombëtare është  një lloj lëmoshe, një lloj karremi për tju thënë që ‘ne jemi me ju’  por në fakt nëse do të bëjmë bilancet financiare ato 2 a 3 milionë lek që marrin fermerët në vit nga skema kombëtare pothuajse nuk i dalin as për energjinë elektrike”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco