Berisha: Protesta e 3 Marsit vazhdon pavarësisht nga vendimi i Gjykatës

Berisha: Protesta e 3 Marsit vazhdon pavarësisht nga vendimi i Gjykatës

20:47, 01/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar në ‘Milori Live’ në Klan News se protesta do vazhdojë në 3 Mars pavarësisht vendimit të Gjykatës për lidershipin e kësaj force politike.

Kryedemokrati theksoi se protesta e thirrur nuk është një presion ndaj Gjykatës së Tiranës, duke shtuar se beson që vendimmarrja do të jetë në favor të pluralizmit.

‘Është absolute, e qartë si drita e diellit se ku është shumica dhe kush e ka ndjekur pikë për pikë legjitimitetin dhe kush ka shkelur parimin e drejtësisë duke u bërë palë. Nuk besoj se gjykatësit do të pranojnë në këto kushte të gjykojnë për një palë që s’ka qenë palë dhe s’do pranojnë kurrë të përjashtojnë pluralizmin.

Ky është revolucion, ne jemi të përgatitur për proceset legjitime zgjedhore me radhë, nuk heqim dorë nga lëvizja jonë. Nuk ka stabilitet Shqipëria me Edi Ramën. Ne ndjekim procesin zgjedhor me shumë vëmendje, ka shkelje monstruoze, të paimagjinueshme. Kjo nuk do të thotë se do  e bojkotojmë, do marrim pjesë në zgjedhje dhe vazhdojmë procesin. Ka një ndërhyrje të Ramës në këtë proces, Olta Xhaçka i thotë një ambasadori para një jave se është vendosur në këtë mënyrë me gjykatësit.

Po të marrim këtë dhe po të marrim deklaratën e Ballës në Kuvend tregon ndërhyrjet e tyre të jashtëzakonshme. Unë garantoj që s’ka asnjë qëllim, protesta vazhdon pavarësisht nga vendimi i Gjykatës, nuk është presion ndaj Gjykatës. Kemi një armik, e kemi të fiksuar’, u shpreh Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco