Berisha: Një grup lakenjsh kalojnë nga studio në studio vetëm për të mashtruar qytetarët

19:52, 01/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se përdor mediat dhe analistët e paguar, për të mashtruar qytetarët nëpër studio televizive për skandalin me Charles McGonigal. 

Lideri i opozitës tha se një gjë e tillë bëhet me qëllim që qytetarët të mos mësojnë të vërtetat. 

"Jetojmë në një monizëm në të cilin asnjë e drejtë e juaja nuk është më e garantuar. Shikoni çfarë bëhet, se çfarë velloje e zezë mediatike mbulon qytetarët. Një grup lakejsh të paguar kalojnë nga studio në studio vetëm për të mashtruar ju, për tu zbehur dhe errësuar të vërtetën, gjithçka në emër të tij. 

Shtriga e këtij muaji ishte Allison Guerriero, sepse ajo kishte denoncuar në FBI dhe e pranoi, partnerin e vet tradhtar të vendit të vet dhe Edi Ramën, kryeministrin më të korruptuar që mund të ekzistonte, thotë ajo. Propaganda e tyre e tëra e përqendruar se si ta përshkruanin Allison, sikur e kishin njohur, sikur kishin punuar me të, me ngjyrat më negative. E them këtë se çfarë bëhet për të errësuar të vërtetat qytetarëve. Çfarë bëjnë për relativizmin e të vërtetave, është mohimi i të vërtetave, është doktorina e mohimit të të vërtetave. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka me çdo komshi, mik, socialist të debatojmë, të disktutojmë për këto të vërteta. 

Sot kam marrë një mesazh, nga dreka, jam socialist më thoshte, kam votuar 32 vite, por do të jap fjalën se nuk do ta votoj më kurrë këtë njeri. A votohet një njeri si ky, po ky është armik i çdo njeriu. Nuk ka ky ndjenja, nuk ndjen asgjë. Një njeri që fluturon me çarter personal dhe me dhomë gjumi luksoze, në dy vite harxhon 22 mln euro fluturime. Si mundet në një kohë kur një pjesë e madhe e pensionistëve, për të mos thënë shumica nuk blejnë dot ilaçe.

Nuk blejnë dot ilaçe, të tjerë vuajnë për vaktin e drekës, apo darkës, të tjerë që përcjellin çdo ditë njerëzit jashtë vendit, nga një vend që ka të gjitha pasuritë e tokës, pasuri përrallore, ka potencialin më të jashtëzakonshëm turistik, detar, malorë dhe të çdo lloji. Ka rezervat minerare botërore, me disa nga mineralet më kryesore. Ka fushat e naftës më të mëdha në Europë. Një vend që nuk ka shumë tokë, por e ka nga më pjelloret. Një vend që noton në ujëra. Shqipëria është e vogël, por ujërat e saj e kanë bërë ta krahasojnë me Norvegjinë në ujëra. Dhe ky vend, braktiset dhe vetëm braktiset".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco