Gazetari Koka: 3 gratë në Tiranë i vrau një bashkëpunëtor i policisë

Gazetari Koka: 3 gratë në Tiranë i vrau një bashkëpunëtor i policisë

18:45, 01/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka ka hedhur akuza të rënda ndaj policisë dhe ministrisë së Brendshme.

Sipas Kokës, Dan Hutra njeriu që vrau sot tre gra është një bashkëpunëtor i policisë.

Reagimi i gazetarit Bledian Koka:

Kush i vrau 3 gra sot në Tiranë?

Ka 5 orë që një vrasës serial Dan Hutra është i lirë dhe po vret këdo që gjen përpara nga Kamza në Tiranë. Ka 5 ore që një bashkëpunëtor i policisë nuk dihet ende pse është i lirë, ndërsa Gjykata e Apelit publikon vendimet që tregojnë se vrasësi serial Dan Hutra duhet të ishte në burg, por e vërteta është që ai vazhdon të endet i lire.

Nëse ato qe thuhen janë te vërteta, praktikisht 3 gratë sot nuk i ka vrare Dan Hutra, por shteti qe ka nxjerr nga burgu një bashkëpunëtor te policisë qe njihej ne te gjithë burgjet e Shqipërisë si "spiun"! Policia e Shteti, Ministria e Brendshme duhet te sqaroje sa me pare se cili është statusi i Dan Hutres dhe pse lëviz ende i lire ky vrasës serial?

p.s...Skandali shtetëror me pasoje jetën e 3 grave te pafajshme dhe 3 tjerave te plagosura sapo ka filluar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco