Prishja e banesave 50 vjeçare/ Vasili: Rrëmbim i pronave të qytetarëve njësoj siç bënë komunistët

Prishja e banesave 50 vjeçare/ Vasili: Rrëmbim i pronave të qytetarëve njësoj siç bënë komunistët

14:38, 01/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha sot se projektvendimi i qeverisë për të prishur pallatet 50 vjeçare është një rrëmbim i pronave të qytetarëve nga qeveria, njësoj siç ndodhi në kohën e komunizmit.

I ftuar në News24, Vasili tha se qeveria po përdor alibinë e rrezikut që pallatet të shemben, ndërkohë që ato i rezistuan tërmetit.

Lidhur me protestën e 3 marsit, Vasili tha se “shqiptarët po sensibilizohen që çdo ditë me Ramën është një ditë pasigurie. Secili në protestën e 3 marsit ka një hall të madh për të zgjidhur”.

Vasili: Këto ndërtesa janë banesa të qytetarëve. Është gjaku, djersa, mundimi i gjithë jetës. Këto janë preha e fundit e çakejve të pastrimit të parave. Ky do të thotë rrëmbim i pronës së qytetarit. Ky është tërmeti i korrupsionit të Edi Ramës për ti rrëmbyer këto banesa. Këto pallate e kanë provuar që qëndrojnë me tërmetin. Kjo është një alibi që ka rënë. Kjo është mundësi që e gjithë shpura rreth e përqark bandës, të gjitha paratë kudo që janë, të marrin zemrën e Tiranës. Ky është rrëmbim i tmerrshëm i pronës. Nuk dallojnë fare nga komunistët që rrëmbyen pronat. Nuk ka rëndësi fare koha kur ka ndodhur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco