KAFE SHQETO/ Çfarë rrezikon përçarja e PD-së, sipas Rudina Hajdarit

11:41, 01/03/2023
A+ Aa A-

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, ka theksuar sot se përçarja e votës brenda për brenda Partisë Demokratike, qoftë dhe një votë e vetme, do t’i shkonte në favor  Partisë Socialiste. Në emisionin Kafe Shqeto në SYRI Tv, ndër të tjera, Hajdari e ka dënuar sjelljen e grupit Alibeaj-Bardhi dhe i ka quajtur ata frikacakë. “Si mund t’i kenë këta njerëz iluzionet se mund të kenë peshën e duhur kur ata frikësohen për të mbushur një sallë?!” nënvizoi ajo.

"Çfarë po ndodh me kohezionin e brendshëm të PD-së, -  pyeti moderatori Flavio Qarri. - A ka më fraksione në bazë apo janë ende le të themi, janë ende në qasje donkishoteske, grupi Alibeaj-Bardhi dhe mbi të gjitha, një koment tuaj për një emër, Lulzim Basha... Nëse nuk e keni parë në seli, mund ta shihni në klubet e Tiranës.”

Përgjigja e ish-deputetes Rudina Hajdari ishte: “ E para, unë nuk mendoj se ata janë duke “bubërruar” deri diku ende, sepse është e qartë se janë frikacakë fundi i fundit, sepse presin një gjykatë t’u japë një lloj vendimi pasi nëpërmjet atij vendimi do e marrin si tezë partie e do t’ia japin pra këtë mundësi për të përçarë.

Çfarë do të sjellë ajo në fund të fundit, përçarja e votës së Partisë Demokratike?! Dhe nuk është një përçarje që sado që të jetë qoftë dhe një votë, qoftë dhe 5 vota, edhe 20 vota të jetë, ajo do t’i shkojë Partisë Socialiste,.

Fakti që kjo vjen brenda për brenda PD-së është e rëndë dhe nuk është e drejtë, prandaj logjika është e qartë. Ata që janë aty, qoftë në parlament apo z. Basha që ka qenë pjesë e udhëheqjes së PD i kupton këto llogari shumë mirë dhe për këtë është... Edhe njëherë, nuk besoj se si mund t’i kenë këta njerëz iluzionet se mund të kenë peshën e duhur kur ata frikësohen për të mbushur një sallë?!

...Mendoj se ndarja nuk është gjë e mirë, pra përjashtimi apo mënyra e trajtimit... Duhet t’i qëndrojmë parimit dhe nuk mund t’i kemi këto rregulla ku ne si në kohën e atëhershme, të komunizmit të përjashtojmë dike apo t’i heqim të drejtën për të qenë pjesë e PD ndërkohë që kanë dhënë mirë apo keq kanë dhënë një lloj kontributi  brenda PD, kanë qenë deputetë, ish-deputetë, kushdo që kanë qenë pra, duhet që ne t’i respektojmë dhe t’u japim atyre të drejtën për  t’u përfaqësuar apo marrë legjitimin e tyre nëpërmjet mbështetjes dhe votës, prandaj parimi është i rëndësishëm.”/ar.sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco