SYRI TV/ U konfirmua në veting nga motra e Ballukut, kërkohet shkarkimi i kunatës së Mirel Mërtirit

11:29, 01/03/2023
A+ Aa A-

Shumë prokurorë e gjyqtarë, që nuk kishin lidhje më Partinë Socialiste, janë shkarkuar nga vetingu, ndërsa ata që janë pjesë e kupolës qeverisëse, dhe që janë kapur edhe me shkelje, e kanë kaluar procesin e pastërtisë së figurës. I tillë është edhe rasti me prokuroren Mariola Mërtiri, kunatës së Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas, e cila u kap në shkelje, madje për të Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi shkarkimin. Por trupa që bën vlerësimin e gjyqtarëve dhe hetuesve, ndër to edhe motra e Belinda Ballukut, nuk ndërmori asnjë masë ndaj Mariola Mërtirit.

SYRI TV

Komisionerja Publike, Irena Nino, kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Mariola Mërtiri, për shkak të problematikave në kriterin e pasurisë, të figurës dhe aftësive profesionale.

Magjistratja Mërtiri u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor të vitit 2022, nga një trupë ku ishte pjesë edhe komisionerja Pamela Qirko, motra e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Prokurorja Mërtiri është kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas, dy ndër personazhet kyç të aferës së inceneratorëve.

Shkalla e parë e vetingut konstatoi lidhje të ngushta të prokurores edhe me Klodian Zoton, nëpërmjet punësimit të bashkëshortit të saj në kompanitë e “klanit të inceneratorëve” apo përdorimit të automjeteve të tyre.

Megjithatë, në përfundim, Këshilli i Pavarur i Kualifikimeve, me votë vendimtare të Pamela Qirkos, vendosi konfirmimin në detyrë të Mariola Mërtirit.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kundërshtoi menjëherë këtë vendim, duke rekomanduar shkarkimin e prokurores.

Komisioneri Publik, bazuar në këtë rekomandim, si edhe në konstatimet e saj, arriti në përfundimin se rasti i Mariola Mërtirit duhet ankimuar dhe i drejtohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e saj nga detyra.

Komisionerja Publike ka renditur në ankim një seri problematikash, të cilat lidhen me burimin e ligjshëm të pasurisë së prokurores, me aftësitë profesionale të saj, si edhe për kontaktet e papërshtatshme me ata që konsiderohen si “bosët e inceneratorëve”.

Historia korruptive e koncesioneve për përpunimin e mbetjeve e ka vënë në vështirësi të madhe qeverinë e Edi Ramës. Pjesa më e madhe e kabinetit qeverisës, përfshirë edhe Belinda Ballukun, janë kallëzuar penalisht në SPAK për favorizimin e klanit të plehrave.

Ndërkohë, në media prej ditësh është publikuar një listë me gjyqtarë e prokurorë, të cilët nuk kanë pasur lidhje të forta me Partinë Socialiste në pushtet dhe që janë shkarkuar nga trupa të vetingut, ku ka qenë komisionere Pamela Qirko, motra e ministres Balluku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco