Përjashtimet/ Rama mbron Spiropalin, Bylykbashi: Tregues i dy standardeve

Përjashtimet/ Rama mbron Spiropalin, Bylykbashi: Tregues i dy standardeve

10:36, 01/03/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për përjashtimin nga seancat plenare të ministres Elisa Spiropali, për shkak të gjuhës së përdorur ndaj demokratëve.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se ky është tregues që mazhoranca po vepron me dy standarde.

DEKLARATA E PLOTE

11 deputetë të parlamentit të Shqipërisë kërkuan ditën e premte përjashtimin nga seancat e parlamentit të deputetes dhe ministres për marrëdhëniet me parlamentin znj.Spiropali, për gjuhën e papranueshme të saj në seancën e fundit ndaj deputetëve të Shqipërisë. Kërkuam që të përdoret i njëjti standart që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës.

Është marrë vendimi nga prmalenti, nga shumica për të rrëzuar këtë kërkesë. Është tregues i qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë që Edi Rama po përdor qartazi duke përdorur rregulloren kuvendit të Shqipërisë si dhunim ndaj të drejtave të opozitës, me qëllimin e vetëm për të bërë të pamundur që deputetët e opozitës të jenë prezent në sallë, të ngrenë problemet, të kërkojnë atë që është detyra e tyre, kontrollin e qeverisë.

Kemi bërë vetëm një gjë. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat, seancat e pyetjeve si instrumenta që na i garanton Kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën. Për çfarë? Për skandalin e jashtëzakonshëm McGonigal. Atë që është kaq i rëndë, saqë edhe vetë autoritetet gjyqsore e shohin të nevojshme që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkakton.

Pra, Edi Rama është pjesë e këtij skandali. Ne kërkojmë llogaridhënien e tij, kërkojmë qe parlamenti të hetojë deri në fund. Këtë kemi kërkuar, për këtë jemi përjashtuar tashmë. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme dhe shkeljen e rregullave të parlamentit ndaj deputetëve të Shqipërisë e rrëzuar, ndërkohë që deputetët e opozitës përjashtohen. Janë rreth 27 deputetë të ciilët janë përjashtuar. Edi Rama, sigurisht që përfaqësohet nga Elisa Spiropali është simboli dhe lapidari i të gjithë dhunës verbale dhe dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Sigurisht që nuk presim asgjë prej tyre, por për ta kuptuar qartë dyfytyrsinë dhe dy standartet e kësaj mazhorance ne nuk presim që të gjejmë zgjidhje nga kjo, por ta kuptojnë shqiptarët.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco