Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bardh Spahia: PD shpresa e vetme për shqiptarët dhe garancia drejt familjes evropiane

Bardh Spahia: PD shpresa e vetme për shqiptarët dhe garancia drejt familjes evropiane

18:39, 11/02/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku, Bardh Spahia ka shprehur mirënjohjen ndaj çdo të riu dhe të reje, për çdo bashkëqytetar të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, për emigrantët që zgjodhën të udhëtojnë drejt vendlindjes për t’ju bashkuar protestës së opozitës.

‘Protestat janë rruga e vetme që bashkë me votën e lirë do të na japin mundësinë e ndryshimit të shumëpritur. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët dhe garancia e një të ardhme të sigurtë drejt familjes evropiane’, shkruan Spahia në Facebook.  

Postimi i plotë:

Mirënjohje për çdo të ri dhe të re, për çdo bashkëqytetar të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, për emigrantët që zgjodhën të udhëtojnë drejt vendlindjes për t’ju bashkuar protestës.

Janë mesazhe shprese, frymëzim për të mos u ndalur në rrugën e nisur, atë të çlirimit të Shqipërisë nga një regjim që ka vrarë demokracinë dhe të ardhmen tonë.

Protestat janë rruga e vetme që bashkë me votën e lirë do të na japin mundësinë e ndryshimit të shumëpritur. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët dhe garancia e një të ardhme të sigurtë drejt familjes evropiane.

#Bashkëmundemi

#PartiaDemokratike

#Rrugaevetmeprotesta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco