Çeno: Nëse do kisha lidhje me McGonigal, sot do isha pjesë e hetimit

20:16, 02/02/2023
A+ Aa A-

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Çeno sqaroi në 'Task Force' me Sonila Meçon, në Syri Tv, të vërtetën e fotos me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i arrestuar në SHBA.

Ai theksoi se opozita nuk po akuzon për lihdje personale, teksa theksoi se nëse do ishte vërtetuar një lihdje e tij me këtë çështje, do të ishte thirrur për të dëshmuar nga organet ligj-zbatuese amerikane.

"Opozita nuk po akuzon për lidhjet perosnale, nëse unë do kisha pasur një shkëmbim mesazhesh apo emailesh në telefonin e tij do ishin gjetur këto prova dhe kjo çështje ka mbi tre vite që hetohen nga FBI. Nëse do ishte gjetur në telefonin e tij, në emailin e tij, apo në çfarëdo lloj forme tjetër komunikimi, një komunikim i imi me ish zyrtarin e FBI-së të jeni të bindur që unë do isha thirrur nga agjensite ligj-zbatuese amerikane, nga FBI, dhe do isha marrë në pyetje. Dhe kjo nuk ka ndodhur." u shpreh Çeno.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco