Sulmi kibernetik ndaj bankave, Sejko dhe Kanushi takim me Ramën. Peleshi: Mure 100% të sigurta s'ka

15:50, 27/12/2022
A+ Aa A-

Sulmi kibeneretik ndaj sistemit banker në vend,  ka venmdosur në alarma, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon dhe drejtorin e komanduar të SHIHS, Oljan Kanushi, të cilët mesditën e kësaj të martë, ju drejtuan zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Sejko dhe Kanushi, zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa burime bënë me dije se në qendër të bisedës, ka qënë sulmi kibernatik, i hakerave, në sisitmin e bankave, përgjatë ditëve të fundit. 

I pyetur nga gazetarët për sulmet kibernetike të ditëve të fundit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se po bëhen investime, por konfirmoi se sistemet shteterore dhe private, vazhdojnë të përballen me sulme kibernetike. 

Madje Ministri i Mbrojtjes, nuk mund të jepte garanci të plotë, që të dhënat dhe paratë e qytetareve jane të sigurta, duke i këshilluar të shikojnë me kujdes email-et personale.

Disa muaj, pasi hakerat irianiane, hynë në sistemin shtetor të e-Albania, në ditët e fundit, ata kanë sulmuar edhe sistemet e bankave në vend.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco