Ndarja nga jeta e Frattinit, Berisha: Shqipëria humbi një mik të madh, të çmuar dhe të rrallë

Ndarja nga jeta e Frattinit, Berisha: Shqipëria humbi një mik të madh, të çmuar dhe të rrallë

17:37, 25/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale pas lajmit të ndarjes nga jeta të politikanit të lartë italian Franco Frattini. Sali Berisha shprehet se Shqipëria ka humbur një mik të madh ndërsa i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes.

Statusi i plotë
Per Franko Fratinin dielli perendoi pergjithmone!  Shqiperia humbi nje mik te madh! Te dashur miq, Presidenti i Keshillit te Shtetit dhe ish ministri i jashtem i Italise dhe ish Komisioner i Komisionit Europian per Drejtesine, Lirine, Sigurine Franco Fratini mbylli syte pergjithmone. 

Franko Fratini ishte jo vetem nje italian e madh per dhe nje mik i rralle  e çmuar i Shqiperise dhe shqiptareve. Kam patur fatin te bashkepunoj ngushte me Franco Fratinin, te njoh nga afer miqesine e tij, te vleresoj me mirenjohje te thelle angazhimin dhe mbeshtetjen e tij te çmuar ne marredheniet dhe bashkepunimin midis dy vendeve tona, ne procesin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, ne projektin e TAP, ne liberalizimin e vizave per Shqiperine. 

Duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para kujtimit dhe vepres se ndritur te te ndjerit Franco Fratini, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij dhe autoriteteve italiane, i lutem Zotit qe shpirti i tij i madh te gjej paqen e amshuar. Amin! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco