Tensionet në veri të Kosovës, Anton Berisha: Kurti i llastuar, populist tipik! Vjosa Osmani e papjekur

17:58, 10/12/2022
A+ Aa A-

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, komentoi në edicionin e pasdites me Eneida Ndocin në Syri Tv situatën e tensionuar në veri të Kosovës, shpërthimet, policë të plagosur dhe vendimin e Vjosa Osmanit për të shtyrë zgjedhjet në vitin 2023. Anton Berisha tha se vendimet e papjekura të Osmanit kanë sjellë këtë situatë me tensione dhe incidente.

"Vendimi i saj i papjekur që të shpallë zgjedhjet në veri më 18 dhjetor në mënyrë të njëanshme ka sjellë këtë situatë dhe bashkësi incidentesh që ndodhën ditët e fundit. Askush nuk dryshon se ligjshmëria duhet të zbatohet. Ne jemi në një dialog dhe vendimet për komunitetin serb janë pjesë e asaj që quhet proces dialogu me BE-në dhe një aktivizim të rëndësishëm të SHBA.

Dyshja udhëheqëse Kurti si kryeministër i Kosovës dhe Vjosa Osmani Presidente, që nuk e kanë kuptuar seriozitetin e situatës, manipulojnë me ato çfarë kanë premtuar gjatë fushatave elektorale për të ardhur në pushtet se gjasme këta vendosin për çdo gjë dhe po e sjellin Kosovën në të tilla situata duke na identifikuar si shtet me kriza të vazhdueshme."-tha Berisha.

Nëse rrezikohet Kosova nga një përshkallëzim i situatës në veri, Anton Berisha tha se Albin Kurti si një populist tipik ka krijuar një politikë që 'unë krijoj incidentet por NATO është aty të mbajë situatën në kontroll'.

"Si një fëmijë i llastuar krijon kriza të panevojshme dhe të pamenduara si me targat dhe tani kriza të reja. Nga 99-a veriu është zonë ku ekziston ndikimi i serbëve dhe grupe të ndryshme prej atyre që refuzojnë Kosovën si shtet deri te bandat kriminale që ju nevojitet vetëm një shkas për tu aktivizuar. Politika e mençuar nuk duhet t'iu jepte shkas, me veprimet e Kurtit dhe Osmanit ndodhi efekti i kundërt."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco