Mediu takon Senatorët dhe Kongresmenët në SHBA: Diskutuam situatën kritike të korrupsionit dhe sigurisë në Ballkan

Mediu takon Senatorët dhe Kongresmenët në SHBA: Diskutuam situatën kritike të korrupsionit dhe sigurisë në Ballkan

17:42, 08/12/2022
A+ Aa A-

Fatmir Mediu kreu i Partisë Republikane ka zhvilluar një takim me Senator dhe kongresmenë amerikan.

Mediu është shprehur se u diskutua situata në Ballkan procesi i Integrimit Europian dhe NATO por dhe problemet e mëdha me krimin dhe korrupsionin, si dhe çështjet dhe kërcënimet e sigurisë në rajonin tonë.

Postimi i Mediut:

Washington DC

Gjithmonë është moment i vecantë të takohem me miq në Senatin dhe Kongresin Amerikan

Darkë mes miqsh me Senatorin Joe Manchin, Senatorin Mike Lee, Senatorin Kevin Cramer, Kongresmenin Mike Gallager, Kongresmenin John Molinar, Kongresmenin John Paneta si dhe ish Kryeministrin e Australisë Scott Morrison.

Demokratë dhe Republikanë së bashku në diskutimin për përballjen në Ukrainë me regjimin e Putinit, po ashtu sfidat me Kinën në problemet e ekonomisë dhe sigurisë.

Situata në Ballkan procesi i Integrimit Europian dhe NATO por dhe problemet e mëdha me krimin dhe korrupsionin, si dhe çështjet dhe kërcënimet e sigurisë në rajonin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco