Erisa Xhixho për aeroportin e Vlorës: Po na shkatërrohet një tjetër vlerë natyrore! Është koha të themi ndal!

Erisa Xhixho për aeroportin e Vlorës: Po na shkatërrohet një tjetër vlerë natyrore! Është koha të themi ndal!

18:24, 07/12/2022
A+ Aa A-

Deputetja e PL, Erisa Xhixho, me anë të një statusi në rrejtin e saj social 'Facebook’ ka reaguar në lidhje me aeroportin e Vlorës. 

Xhixho shkruan se kemi parë që me vulën e qeverisë të shkatërrohen pasuri kulturore, natyrore dhe historike por 'është koha të themi ndal'.

Statusi i plotë i Xhixhaj:

Punimet për aeroportin e Vlorës duhet të ndalen!

Zërit të organizatave mjedisore i bashkohet edhe Komiteti i Konventës së Bernës, i cili kërkon pezullimin e menjëhershëm të punimeve.

➡️Kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të Ligjeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

➡️Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane thekson se me këtë projekt qeveria shqiptare shkel ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare.

Përmes abuzimit tashmë të njohur me kontrata koncesionare, kjo qeveri po i shkatërron vendit një tjetër vlerë natyrore. 

Me firmën e vulën e qeverisë kemi parë të shkatërrohen pasuri kulturore, natyrore dhe historike.

❌Të mos e lëmë Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë të bëhet kantieri i radhës që do të çojë para në xhepat e klientëve të Edi Ramës.

Është koha t’i themi ndal!?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco