Shembja e 'Prestige Resort'/ Presidentja e PE: Liria e shtypit, një nga principet bazë të BE

Shembja e 'Prestige Resort'/ Presidentja e PE: Liria e shtypit, një nga principet bazë të BE

17:56, 02/12/2022
A+ Aa A-

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka reaguar në lidhje me sulmin në Prestige Resort. Ajo është shprehur se liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian, ndërsa ka shtuar se presin që çdo vend aspirant për tu bërë pjesë e unionit, të përmbushë maksimalisht këto principe.

Zonja Metsola u ka bërë thirrje aktorëve përgjegjës që të marrin masa ndaj intimidimit të gazetarëve dhe përfaqësuesve të mediave.

Liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian, të cilët Parlamenti Europian i mbron fortë jashtë dhe brenda BE-së. Ne presim që çdo vend aspirant për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian të përmbush maksimalisht këto principe. U bëjmë thirrje aktorëve përgjegjës të marrin masa kundër fjalimeve që nxitin urrejtjen, fushata shpifjesh, kërcënimet dhe intimidimet kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco