Në datat 1 dhe 2 Dhjetor do të zhvillohet mbledhja e radhës në Bruksel e Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Në fund të këtij takimi në Parlamentin Europian pritet të miratohet një rezolutë, draftin e së cilës Klan News e ka siguruar.
Në të theksohet nevoja e heqjes së tarifave ‘Roaming’ për shqiptarët në vendet e BE-së.
“Komiteti mirëpret heqjen e tarifave të Roaming ndërmjet gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor; nxit, në këtë drejtim, të gjitha palët përkatëse të negociojnë një plan që do të çonte në eliminimin përfundimtar të tarifave të Roaming midis Shqipërisë dhe të gjithë anëtarëve të BE-së”.
Të pranishëm do të jenë edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, Josep Borrell, Zëvendëspresident i Komisionit Evropian. Temat e Komitetit do të jenë ekonomia, energjia dhe mjedisi, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Shoqëria civile dhe media etj.
Klan News
© SYRI.net