Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

VIDEO-SYRI TV/ Viktor Çervanaku, drejtor në OST dhe mbështës i flaktë i Edi Ramës

12:43, 25/11/2022
A+ Aa A-

I arrestuari për drogën në Frakull të Fierit, Viktor Çervanaku, mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në OST. Më herët Çervanaku mbante postin e Drejtorit të Administratës në OST dhe merrte një pagë mujore prej rreth 2 milionë lekësh.  Nga një hulumtim i rrjeteve të tij sociale, Çervanaku shfaqet si një mbështetës i fortë i kryeministrit Edi Rama. Në postimet e tij bie në sy gjuha banale, plot sharje dhe fyerje, që Çervanaku përdor ndaj opozitës. 

Nga SYRI TV

Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullës, i arrestuar një ditë më parë për drogën e gjetur në oborrin e banesës së tij, mësohet se mbante një funksion të rëndësishëm në OST.

Siç konfirmohet edhe zyrtarisht nga SPAK, deri para arrestimit, Çervanaku mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në këtë institucion.

Përpara se të emërohej në këtë detyrë, Çervanaku mbante postin e Drejtorit të Administratës në OST.

Kjo konfirmohet edhe nga listë-pagesa e muajit prill në të cilën pasqyrohet edhe paga prej rreth 2 milionë lekësh që përfitonte vartësi i ministres Belinda Balluku.

Nga një hulumtim i rrjeteve të tij sociale, Çervanaku shfaqet si një mbështetës i fortë i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim të para 10 ditëve, Çervanaku mbron aferën e inceneratorëve dhe shprehet se Edi Rama do të jetë në pushtet deri në vitin 2030.

Po kështu bie në sy gjuha banale, plot sharje dhe fyerje që Çervanaku përdor në të njëjtin postim ndaj opozitës. 

Çervanaku u vu në pranga së bashku me të birin dhe të fejuarën e këtij të fundit, ndërsa droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 4 muajsh.

Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco