Pagat e pedagogëve të bëhen sa në Kosovë/ Ish-deputeti kundër Ramës

09:19, 20/10/2022
A+ Aa A-

Ish- deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, ka dalë kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se pagat e pedagogëve duhet të rriten. Përmes një reagimi në FB, Baraj u shpreh se duhet të marrë fund baltosja, ndaj profesorëve, pasi kryeministri sulmoi sërish pedagoget.  

SYRI TV

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, ka kundërshtuar  qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, lidhur me protestën e pedagogëve, duke thënë se pagat e tyre duhet të rriten dhe kjo kategori e shoqërisë duhet të mbështetet nga qeveria. Pas sulmeve të kryeministrit Rama ndaj pedagogëve, ish-deputeti socialist ka kërkuar që mos të hidhet baltë, ndaj profesorëve, duke theksuar se pagat e tyre duhet të arrijnë të paktën në nivelin e pedagogëve në Kosovë.

“Standardin e çdo vendi e përcaktojnë kryesisht tre shërbime publike, ai arsimor, shëndetësor dhe shërbimi policor (siguria). Minimalisht, pagat duhet të jenë sa në Kosovë dhe vendet fqinje. Edhe sot, mendoj, profesorati është pjesa më e ndershme. Ai ka nevojë të përkrahet me fonde, me ndryshime ligjore, me heqjen e burokracisë, dhënien e më shumë kompetencave departamentit dhe profesoratit. Pyll pa derra nuk ka, por kurrë nuk mund të hidhet baltë mbi ta në tërësi. Kjo është njësoj si të baltosësh të tërë shoqërinë shqiptare. Mjaft më me baltosje!!!”

Deklaratat e ish-deputetit Besnik Baraj, u bënë përmes një reagimi në FB, pasi kryeministri Edi Rama refuzoi sërish kërkesat e pedagogëve për rritje page duke nisur një fushatë sulmesh ndaj tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco