Meta: Mesazhi im për shqiptarët, 'më jepni fuqi, t'ju jap llogari'

Meta: Mesazhi im për shqiptarët, 'më jepni fuqi, t'ju jap llogari'

19:06, 08/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se situata në vend është dramatike. 

Në një intervistë për News24, Meta tha se qeveria ka dështuar. 

Kreu i PL bëri përgjegjës ekzekutivin edhe për situatën energjetike në vend. 

Meta kishte një mesazh për qytetarët shqiptarë: 'Më jepni fuqi, t'ju jap llogari'!

Ilir Meta: Vendi është një situatë ulëritëse dhe unë nuk mund ta harxhoja asnjë kohë. Dhe ashtu si isha betuar do të qëndroja deri në fund të afatit kushtetuese dhe ai afat u respektua me rigorizitet.  

Situata energjetike për shkak të vjedhjeve kolosale në OSHEE. Është një dështim i tërë i strategjisë së qeverisë për energjinë. Kush janë debitorët më të mëdhenj të OSHEE? Janë institucionet shtetërore që nuk paguajnë energjinë por bëjnë tendera. 

Mesazhi im për shqiptarët, më jepni fuqi tju jap llogari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco