Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Manjani: Kjo gjë e shpjegon nënshtrimin kolektiv të shqiptarëve

Manjani: Kjo gjë e shpjegon nënshtrimin kolektiv të shqiptarëve

09:30, 03/10/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Shumë e vështirë, gati e pamundur madje, t'i bësh shqiptarët e sotëm të kuptojnë se ka të folur në publik për interes të publikut.

Të gjithë, shumica dërrmuese d.m.th, mendojnë se ti që flet ke një hall personal..!

Ore referohu fakteve e ngjarjeve gjithë ditën ti, prapë "ti ke një hall tëndin", ose "po mbron mikun apo hallin tënd"...

Kjo shpjegon reagimin masiv që bëhet ndaj personit, jo ndaj idesë apo opinionit të shprehur.

Kjo shpjegon nënshtrimin absolut kolektiv ndaj çdo dhune e dhunuesi politik. Të gjithë mendojnë, pavarësisht e thonë ose jo, se "mirë ja bëjnë atij që i dhunohet liria, e drejta".... Ose mendojnë dhe e thonë "... vetë e ka fajin"...

Kjo shpjegon që pushtetarë e opozitarë bëhen gjithmonë bashkë kundër publikes dhe interesit të publikut.

Vjen një moment që kjo gjendje diktati masiv nuk të bën përshtypje, por nuk shmanget dot keqardhja për veten kur vetëpyetesh:

Përse nuk sheh punën tënde?  

Bëhu more dhe qëndro me çdo xhelat që sillet si babai i nënës së miletit.

Publikja kërkon publik, jo konaqe, aq më pak kuvli sociale ku thuret konspiracion i personit kundër personit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco