Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Ka vite që shqiptarët përdoren si hambar votash’, Balliu: Ku sulmon qeveria të jetë opozita

‘Ka vite që shqiptarët përdoren si hambar votash’, Balliu: Ku sulmon qeveria të jetë opozita

08:15, 03/10/2022
A+ Aa A-

Klevis Balliu shef i organizimit të PD-së  thotë se ka vite që shqiptarët përdoren si hambar votash.

Në një intervistë për Rtv ORA Balliu tha se ka ardhur koha që qytetarët të jenë pjesë aktive e politikës.

Klevis Balliu: Parimet e PD janë demokracia, liria, vota, integrimi i qytetarëve. Nuk ka gjë më historike në politikën shqiptare se primaret. Janë bërë vite që shqiptarët përdoren si hambar votash. Ka ardhur koha që qytetarët të jenë pjesë aktive e politikës. Ndaj PD mbështet dhe referendumet. Do të ketë një regjistër të posaçëm. Forca e PD është te vota, te sinqeriteti. Nëse largohesh nga vota, nga liria nga dmokracia mbaron. Është rast unik një hapje aq e shpejtë ndaj qytetarëve.

Demokrati thotë se vendi është në krizë totale ndaj duhet filluar me gjënë minimale që aty ku sulmon qeveria të jetë opozita.Klevis Balliu: Vendi është në një krizë totale. Tërësisht i destabilizuar se kur nuk ke shëndetësi, gjykatë polici, siguri nuk ke shtet. Duhet të fillojmë me gjënë më minimale, ku sulmon qeveria të ishte opozita.  Fëmijët e shqiptarëve i marrin zvarrë ndërsa çunin e xhajës hallës tezes nuk e gjen asgjë pse ndërton.  Ne duhet të merremi në mënyrë intensive, nuk ka kohë, qytetarët po vidhen çdo ditë. Ne kemi përgjegjësi, çdo anëtar i partisë ka përgjegjësitë e veta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco