Lajmi i fundit

LIVE-Vendimi i Komisionit të Apelimit/ Kryetari i PD, Sali Berisha deklaratë për mediat

Hill: Putinit nuk i intereson Kosova, e përdor si arsyetim ndaj asaj që po e bën në Ukrainë

Hill: Putinit nuk i intereson Kosova, e përdor si arsyetim ndaj asaj që po e bën në Ukrainë

09:23, 02/10/2022
A+ Aa A-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se situata e luftës së fundit në Kosovë nuk mund të krahasohet me agresionin rus kundër Ukrainës.

‘Ne nuk konsiderojmë se situata në Kosovë, e krijuar 23 vjet më parë, është e ngjashme me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë në Ukrainë, sulmet e synuara ndaj ndërtesave të banimit ku jetojnë civilë, nuk shohim një analogji midis dy situatave’.

Hill ka folur edhe për deklaratat dhe qëndrimet e presidentit rus Vladimir Putin për Kosovën.

 ‘Unë mendoj se ai nuk interesohet fare për Kosovën, ai thjesht po përpiqet të legjitimojë disi atë që po u bën fqinjëve të tij’, ka thënë Hill për mediat serbe, shkruan Kosovonline.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco