'Si Rambot me mjekët - jo me banditët, vetëm për të bërë show'

'Si Rambot me mjekët - jo me banditët, vetëm për të bërë show'

09:53, 24/09/2022
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu, ish-Ministër i Shëndetësisë.

Dje, Spitali i Traumës, nën një skenar terrorizues, sepse terrori është mjet i regjimit për të sunduar! Ishte një veprim plot urrejtje ndaj mjekëve e personelit për të fajësuar ata për shëndetësinë “ose paguaj ose vdis”, të katandisur nga Rilindja! Si dikur, kur goditeshin në publik “grupet armiqësore” të intelektualëve, mjekëve, inxhinierëve, artistëve etj, për të mashtruar e nënshtruar një popull.

E turpshme ajo që ndodhi dje në atë spital ndaj një mjeku në detyrë, kur ka shumë mënyra të tjera të përshtatshme e demokratike për të vepruar në raste shkelje të ligjit. Policë, mjete, skafandra, antiplumb, sikur përpara të ishte ndonjë bande e tërë kriminelësh të armatosur. Edhe kamera për t’u mburrur  me ato skena tragjiko-komike! Kur në fakt kriminelët, trafikantët, keqbërësit e tenderëve shumë milionësh në euro, përvetësuesit e shumave të inceneratorëve, etj, bredhin lirshëm.

Ndërsa vrasjet e dhuna po bën kërdinë, policia e armatosur deri në dhëmbë “sulmon” një spital. ”Rrëmben” atje një anestezist pa i lënë atij kohë as të heqë edhe uniformën e punës…me veshjet e sallës së operacionit! Mbasi “infiltrohet” dikush aty, veprohet si Rambot me mjekët - jo me banditët - për të bërë “show”! Një veprim tipik ky i regjimeve, që tregon frikën ndaj reagimit popullor për varfërinë, katërfishimin e çmimit të energjisë, të artikujve në përgjithësi, për rrogat qesharake edhe të mjekëve, papunësinë etj. Dhe ndërsa i ”infiltruari” i ofron mjekut 20 mijë lekë,ky i paska marrë, thuhet! Në realitet, këtu kemi të bëjmë edhe me një rast tipik të “stimulimit të krimit” nga ofruesi, vepër e dënueshme kjo!

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco