Arrestimi i mjekëve, si valvul shkarkimi e 'rilindësve' në panik

Arrestimi i mjekëve, si valvul shkarkimi e 'rilindësve' në panik

08:09, 24/09/2022
A+ Aa A-

Nga Dr. Erion Dasho

Sigurisht, "arrestime të koordinuara" dhe të stisura si ai i kolegut të Spitalit Ushtarak dje janë të neveritshme. Është hera e disatë tani që, sa herë që rilindësit hyjnë në panik, një nga valvulat e shkarkimit është arrestimi i mjekëve.

Në shkurt 2021, në kulmin e vdekjeve nga pandemia, u arrestua Prof. Prifti, sot në kulmin e skandalit me e-Albanian arrestohet kolegu Marku. Edhe më parë arrestimet e mjekëve mund të shihen qartazi në kontekstin e skandaleve rilindase!

Kjo farsë duhet të ndalojë!

Nga ana tjetër, kolegët që ende jetojnë e punojnë në Shqipëri duhet të kuptojnë se pranimi i parave nga pacientët kundrejt ofrimit të kujdesit shëndetësor në institucionet shtetërore duhet të marrë fund!

Jetojmë në Europën e shekullit XXI dhe kemi hyrë në rrugën e pranimit në EU. Praktika mesjetare e rryshfetit mund të justifikohej kur paga e mjekut ishte në nivelet e ekzistencës.

Por sot, kur klinikat e shumta private luten për mjekë, duke ofruar pagesa dinjitoze për shërbimet part-time, ose deri pagesa të nivelit europian për mjekët e punësuar full-time, nuk ka më justifikim të pranohen ryshfete!

Mjeku shqiptar duhet të europianizohet, përndryshe figura e tij do të diskretitohet përfundimisht dhe rruga e emigracionit do të mbetet e vetmja zgjidhje për grupin e mjekëve të rinj.

Të nderuar kolegë! Ka ardhur koha të rikthehet dinjiteti i bluzës së bardhë! Respektoni zgjedhjen tuaj!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KOLI24/09/2022 09:19

Mjeket qe kane pranuar te punojne ne spitalet publike dhe ne nje menyre apo nje tjeter kushtezojne sherbimin per pefitime duhet te denoncohen e arrestohen qe çke me te se jane fillim e mbarim ne shoerdorim detyre edhe besimi ashtu si çdo nenpunes apo punonnes tjeter ne sherbimin publik dhe ketu kam parsysh edhe ato qe ngrene akuza e demek zbatojne ne menyre te barabart ligjin .

Shto koment

Denonco