Gjesti e Berishës në Parlament dhe përgjigja e Les Valesas

Gjesti e Berishës në Parlament dhe përgjigja e Les Valesas

23:59, 23/09/2022
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra

Seancën e fundit parlamentare Berisha është ulur për një moment në vendet ku rrinë socialistët. Ishte hera e parë në këto 30 vjet që Doktori bën një gjest të tillë.

Siç dihet, Doktori as nuk flet, as nuk bën gjeste rastësisht. Ai dha një shpjegim se u ul aty për të treguar se është avokat i mbrojtjes së interesave edhe të socialistëve të thjeshtë, të cilat po vuajnë njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë pasojat e pushtetit të rilindjes.

Është shumë e rëndësishme që socialistët të kuptojnë se partia e tyre është e marrë peng dhe pasojat e saj po i vuajnë ata dhe gjithë qytetarët pa dallim.

Kur është pyetur Les Valesa se çfarë ishte thelbësore për shembjen e sistemit, ai është përgjigjur:

-U deshën vite derisa edhe vetë komunistët e kuptuan që sistemi duhej të rrëzohej.

Nëse ata nuk do ta kishin kuptuar këtë gjë, beteja do të kishte qenë shumë më e vështirë. Ata thjesht ndaluan së besuari tek sistemi që ngritën, pati thënë Valesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco