Rama justifikon rritjen e çmimit të energjisë: BE-ja nuk na jep para për të mbuluar kostot

Rama justifikon rritjen e çmimit të energjisë: BE-ja nuk na jep para për të mbuluar kostot

22:03, 23/09/2022
A+ Aa A-

Gjatë intervistës për emisionin radiofonik anglez ‘Pjesa tjetër është politikë’, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të sulmojë sërish BE-në duke e bërë përgjegjëse për krizën energjitike dhe çmimin e lartë që vendosi ditën e sotme për shqiptarët.

Rama tha se Bashkimi Evropian bëri një gabim të turpshëm në lidhje me vaksinat gjatë pandemisë dhe i kërkoi të mos vepronin njësoj edhe me krizën energjitike.

‘Mos e lini Ballkanin jashtë, sepse do të ishte një shembull tjetër ku thuhet diçka dhe nënkuptohet diçka tjetër, dhe ku veprohet në një mënyrë krejtësisht ndryshe’, tha Rama.

Rama: Bashkimi Evropian bëri një gabim të turpshëm. Dhe pastaj ata filluan të sjellin vaksina. Tani.. dhe u thashë kur u kthyem në takimin e Këshillit: - “Mos veproni njësoj edhe me krizën energjetike. Nëse ju keni paketën për të mbështetur vendet e Bashkimit Evropian, me para shtesë mund të zbusni koston e madhe të energjisë, mos e lini Ballkanin jashtë, sepse do të ishte një shembull tjetër ku thuhet diçka dhe nënkuptohet diçka tjetër, dhe ku veprohet në një mënyrë krejtësisht ndryshe”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli 24/09/2022 09:28

Nese investimet behen pa kriter , te fryra e te tejfryra , nese punesohen militantet/patronazhistrt thjesht per te mare nje rroge sikurse ndodhe te ndermarrjet elektrile apo ato te ujsjellsit sigurisht qe çmimet per qytetaret do rriten dhe per demagoget kriza siç thote poeti Asllani "eshte rast e deli rast"

Shto koment

Denonco