Noka: Gledis Nano u shkarkua me urgjencë pasi dokumentoi përfshirjen e qeverisë në afera kriminale

22:01, 23/09/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, komentoi në emisionin 'Çim peka Live' shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Noka deklaroi se Nano u shkarkua nga qeveria pasi ai ka mbledhur dhe dokumentuar të gjithë informacionet për implikimet e Ramës dhe ministrave të në afera kriminale.

"Gledis Nano është një nga titullarët që ka pafund informacione për ministrat e kabinetit, përfshirë dhe kryeministrin. Ditën që u shkarkuar kam thënë ‘ky e bëri këtë, por uroj që të hapë gojën’.

Ka punuar në mbledhjen e të gjithë të dhënave, implikimeve kriminale në afera të gjithë anëtarëve të kabinetit duke filluar nga kryeministri.

E morën e ngritën si hero, dhe e shkarkuan me urgjencë pasi filloi të dokumentonte çdo gjë.”-tha Noka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco