Sulmi kibernetik nga Irani? Çani: E ka thënë vetëm Rama! Edhe në 2016 tha se në Shqipëri s'ka kanabis!

21:29, 23/09/2022
A+ Aa A-

Gazetari Arjan Çani i sheh me dyshim deklaratat e kryeministrit Edi Rama se sulmi kibernetik erdhi nga Irani. 

Në Çim Peka Live, Çani tha se kreu i qeverisë nuk duhet të besohet. 

Ai kujtoi se edhe në vitin 2016 Edi Rama mohoi publikisht që në Shqipëri të kishte kanabis, por në fakt rezultoi e kundërta. 

Arjan Çani: Ne s'kemi asnjë indicie. E ka thënë vetëm kryeministri. Kryeministri nuk është provë. Kryeministri i këtij vendi në vitin 2015-2016, me zë dhë figurë ka thënë publikisht se në këtë vend nuk ka kanabis, ju talleni, ai tallej kur Berisha fliste për avionë, janë mushkonja thoshte. Kryeministri nuk është provë, kryeministri është palë. Nëse më thua kryeministri është provë...kryeministri është njeriu politik, është palë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO23/09/2022 22:12

Po! Me çfarë ka thënë deri më sot, duhet vënë në dyshim eshe po tha...përshëmbull: Toka rrotullohet..apo dielli lind çdo mëngjrs , po e tha ky do jetë ose ndodh e kundërta I daltë e kundërta edhe për thënien: popullit nuk i ng...!!!!!

Shto koment

Denonco