Noka: TIMS u sulmua nga brenda për të zhdukur lidhjet e krimit me qeverinë! U fshinë të dhënat e kriminelëve

21:09, 23/09/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi sulmet kibernetike dhe dhe në veçanti bllokimin e sistemit TIMS.

Noka deklaroi se kemi të bëjmë me një strategji për të zeruar të gjitha sistemet që përmbajnë të dhëna sekrete në funksionimin e përditshëm të Policisë së Shtetit.

Noka theksoi se sulmi ka qenë i brendshëm për të fshirë të dhënat se kupola e policisë është nën kontrollin e krimit ndërsa shtoi se janë fshirë të gjitha të dhënat për kriminelët.

"Kura ra TIMS u tha nga burime të brendshme se ka një hakerim dhe hakerat e kanë bllokuar jo vetëm TIMS por dhe sisteme të tjera.

TIMS është themelori por policia ka dhe të tjera sisteme, sistemi i policisë shkencore, dhe pastaj duke avancuar situata, burime të brendshme policore konfirmojnë se s'është çështje hakerimi nga jashtë, apo e një armiku siç ishte historia e sulmit mbi e-albania.

Bëhet fjalë për një strategji për të goditur dhe zeruar sistemet që përmbajnë të dhëna jashtëzakonisht sekrete dhe të rëndësishme në funksionin e përditshmërisë së policisë. Policia shkencore ka të dhëna jetësore të aktivitetit të policisë kriminale ndër vite.

Aty janë fshirë të gjitha të dhënat. Sistemet, përmbajnë përveç hyrje-daljeve, përveç të dhënave në TIMS për ata në kërkim, sistemi i policisë shkencore ka të dhëna kriminale që përdoren si fakte, prova në gjyqe, aktivitete kriminale, bandat, provat janë aty.

Kjo situatë e krimit dhe një nga ajsbergët e zbardhjes së situatës të implikimeve shtetërore e policore në krim, tregoi që ajo ishte maja e ajsbergut që tregonte bashkëpunimit dhe lidhjet.

Tregoi që krimi ka lidhje të forta shtetërore e politike, pa asnjë diskutim me influenca të thella policore, deri sa bandat e strukturat kriminale paguajnë oficerë e drejtues policie deri tek ish-kryepolici Ardi Veliu, pra e gjithë kupola e policisë në kontroll nga krimi.

Në një të ardhme janë prova mjaft të rënda që do godasin dhe drejtësia duhet të vepronte. Sipas informacioneve ndikimi është i gjithi i brendshëm për të fshirë të dhënat. Janë fshirë gjithçka.

U pastruan të dhëna sensitive të lidhjeve të titullarëve me krimin dhe përfshirjes së tyre në afera kriminale, dhe politikanëve të pushtetit për të justifikuar hakerimin.​”-tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco