Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Letra për familjen mbretërore angleze/ Gafë e Bajram Begajt: Monarkitë duken si diçka e tejkaluar

Letra për familjen mbretërore angleze/ Gafë e Bajram Begajt: Monarkitë duken si diçka e tejkaluar

22:23, 10/09/2022
A+ Aa A-

Për Presidentin Bajram Begaj monarkitë duken forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara.

Kjo gjë është shkruar me dorën e tij në letrën ngushëlluese të dërguar për Mbretin Charles III për ndarjen e jetës së Mbretëreshës Elisabeth II i thotë se mbretëritë janë forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara.

Ndërkohë që në botë madje edhe në shtetet më të zhvilluara evropiane ekzistojnë ende monarkitë pavarësisht formës së qeverisjes demokratike.

Në kohët moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar, Shkëlqesia e Saj, e sfidoi kohën gjatë gjithë mbretërimit të Saj, me urtësinë dhe fisnikërinë karakteristike, me vendosmërinë e përulur dhe përkushtimin e saj absolut ndaj unitetit të vendit, duke u bërë një figurë fort e dashur dhe e admiruar nga njerëzit në mbarë botën”-thuhet në letër, shkruan Hashtag.

Në botë numërohen rreth 43 shtete sovrane që kanë monarkun si Kreun e Shtetit. 13 nga këto janë në Azi, 12 në Europë, 9 në Amerikën e Veriut e Jugut, 6 në Oqeani dhe 3 në Afrikë.

Në Evropë, vendet ndër më të zhvilluarat kanë ende një sistem “të tejkaluar monarkik” siç përpiqet ta cilësojë Presidenti i Shqipërisë, Begaj.

Image

Mund të përmenden shtete si Belgjika, Danimarka, Andora, Lihteshtejni, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Norvegjia që kanë mbretin si Kreun e tyre të Shtetit.

Një detaj tjetër në letrën e Begajt që mund të cilësohet një gafë është edhe drejtimi me “Shkëlqesi” një monarku e cila është e gabuar pasi që mbretërve dhe monarkëve zyrtarisht u drejtohet me “Madhëri” gjë që e ka përdorur dhe vetë por në rreshta ka haruar ta përdorë për Mbretëreshën.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

MIRI14/09/2022 22:08

Ketu nuk ka asnje lloj gafe o analfabete funksionale.

Daj Jaku11/09/2022 07:42

I ngjan babait që e vuri përçsident me këto karllëqe që nxjerr nga mëndja e ja shkruan dora. Po këto lloj diktaturash ku përçsidentin e cakton kryellarministri, si të duken ty o karallo, të avancuara? O tempora o mores, i fundit i botës jep komente për të parin. Ku na zuri kjo mënxyrë pikërisht neve që kemi pasur mbretër e prijës legjendarë nën kohët që britanikët ishin si vikingët. Ti duhet të shporresh bashkë me atë skotë të mallkuar komunistësh hajdutë batërdi. Në vendin tënd të vijë Mbreti i ligjshëm që e hoqën fashistët italianë.

Bajrami11/09/2022 01:30

Ka shume te drejte, kujt I duhen monarkite dhe monarket sot?!?! Ato vetem harxhojne parate e vjedhura nga bemat e paraardhesve te tyre ,pushtime ,vrasje ,vjedhje ,shfrytezim I popujve dhe pasurim me grabitje e plackitje ,kete e din I Madh e I Vogel ,historite flasin vete........koha e tyre ka mbaruar, kur e mendon kush behet mbret ..,.,duhet gene kuja....

Xhuxhumaku11/09/2022 01:18

Po ç'te beje edhe ky i ziu, i zuri rrota bishtin, e bene president, po ky aq di. Mos i bin ne qafe kot.

Shto koment

Denonco