Sulmi ndaj Prestige Resort, Berisha: Përpjekje antiligjore për të shkatërruar një grup mediatik

Sulmi ndaj Prestige Resort, Berisha: Përpjekje antiligjore për të shkatërruar një grup mediatik

12:20, 02/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se sulmi ndaj Prestige Resort wshtw njw përpjekje antiligjore pwr tw shkatërruar njw grup mediatik.

“Me ato që unë kam lexuar, konstatoj se Edi Rama ka urdhëruar shkatërrimin e pjesëve të resortit në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas zëdhënëses së kësaj kompanie, gjithçka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të firmosura nga vetë Edi Rama. Kjo e bën atë përgjegjës penalisht për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit.

Së dyti, ndërmarrja qoftë edhe në zbatim të ligjit, të një akti të tillë, kur resorti është plot me turistë dhe vetëkuptohet është normale të shpresojmë ta zgjasim sezonin, është akt i mirëfilltë banditesk, dhe një goditje që i jepet këtij sektori. Është shembulli më i keq dhe diskreditues për Shqipërinë.

Mbi të gjitha dua të them se ajo që dënoj me forcën më të madhe dhe nuk pajtohem kurrë, sfondi politik i këtyre veprimeve. Janë të dënueshme, janë antikushtetuese, janë antiligjore përpjekjet për të shkatërruar një grup mediatik në kundërshtim me ligjet e vendit.

Të gjitha të dhënat e deritanishme tregojnë se kemi të bëjmë me një përpjekje të hapur për të shkatërruar një grup mediatik, i cili duket se nuk u përputh plotësisht me kërkesat politike të Edi Ramës. Në çdo rast, ndaj çdo ndërhyrje, për qëllime me sfond politik, jemi kategorikisht kundër dhe e dënojmë me forcën më të madhe,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco