'Kërcënon me burg, ky që të ha rrushin!'

'Kërcënon me burg, ky që të ha rrushin!'

08:40, 02/09/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, e dënon synimin ekstrem të qeverisë për t'i mbyllur në burg, azilkërkuesit shqiptarë që përpiqen të hyjnë në Britaninë e Madhe në rrrugë të paligjshme. Më të rëndë, Muçollari ka parë qendrimin e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministrin e një qeverie që duhej të ishte përpjekur ta ndalte largimin e rinisë nga vendi përgjatë gjithë këtyre viteve në vend që ta konsideronte krim, braktisjen e atdheut prej varfërisë dhe mungesës së shpresës.

"Më 1 shtator 2001, - tregon Muçollari, -  100 azilkërkues u kapën në qytezën Coquelle në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe nëpërmjet Eurotunelit të La Manshit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendosi të gjobisë administratën e Eurotunelit me 2000 pound për çdo kalim të paligjshëm.

Askush nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk doli në televizion të deklaronte masa ekstreme me burg për azilkërkuesit, sepse asnjë azilkërkues nuk paragjykohet.

Kërkesa për azil shqyrtohet, pasi kjo është një e drejtë e ligjshme - vërejti Muçollari. - Por në Shqipëri, "i brendshmi" i Rilindjes hajdute, i trajton shqiptarët në grup, si kriminelë, dhe i kërcënon publikisht me 4 vjet burg, pa asnjë bazë ligjore. Edhe kush, ky që të ha rrushin!" përfundoi ai me sarkazëm./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco