Berisha: Qeveria shkatërroi veprat monumentale të qytetit! Ranë viktima njëra pas tjetrës...

21:45, 01/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me intelektualë në Tiranë për të diskutuar mbi sfidat e kryeqytetit.

Sipas Berishës, vepra e qeverisë së Ramës është zhdukja e jetës kulturore në kryeqytet ndërsa shtoi se të gjitha kinematë ranë njëra pas tjetrës.

“Janë rrafshuar të gjitha veprat monumentale të qytetit, pothuajse. Kulmoi me Teatrin Kombëtar, stadiumin, kinema 17 nëntorin, kinema Ali Demin. Të gjitha kinematë ranë viktima njëra pas tjetrës. Qyteti nuk ka jetë kulturore, vepër e kësaj qeverisje.

Qytetit i thellohet identiteti. Dhanë një ide shumë të mirë të rikonstruksionit të paraqitjes së ndërtimeve të vjetra. Qoftë rikonstruksionit të ndërtimit në lagjet e Tiranës dhe të ndërtimeve të viteve diktaturës.

Këtë po e bëjnë pasivisht në Berlin, sepse edhe ata kishin pjesën lindore të Berlinit me parafabrikate. Por gjithçka po ndryshohej.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco