Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: Emergjente të stopojmë qeverisjen socialiste! Në Tiranë ka ende çfarë të shpëtohet...

21:37, 01/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me intelektualë në Tiranë për të diskutuar mbi sfidat e kryeqytetit.

Berisha duke iu referuar një shprehje franceze se duhet ‘të shpëtohet ajo që mundet’, shtoi se në Tiranë ka ende çfarë të shpëtohet.

Sipas Berishës, në Tiranë është emergjente të stopohet qeverisja e socialistëve.

“Ju dhatë propozime shumë të çmuara. Ana më pozitive e këtij bashkëbisedimi janë sugjerimet dhe propozimet tuaja.

Francezët kanë një shprehje; të shpëtohet ajo që mundet. Dhe në Tiranë ka çfarë të shpëtohet përsëri. Në Tiranë emergjente është të stopohet kjo qeverisje e saj.

Nuk dua të bëj krahasime, por nëse Edi Rama nuk bëri se nuk donte për 11 vite planin urbanistik të qytetit, PD në qeverisje e bëri për 2 vjet. Nuk kishte kulla plani. Plani ishte, ndërtimet më të larta ishin 7 kate, dhe tek tuk ndonjë 8 katësh.

Ishte zgjidhur në atë plan çështja shpërblimit të pronësisë. Asaj i ka dhënë përgjigje me kohë bota. Sipërfaqja si ai që ndërton dhe ai që nuk ndërton, merr të njëjtin shpërblim nga toka e vet. Ka një ligj të aplikuar kudo në botë.

Transporti është tmerr në Tiranë. Dikton korrupsioni. Uji, e thatë bukur. Vendim gjykate që e nxjerr të papijshëm. Çmimi i tij është 2-3 fishuar.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco