Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ Syri siguron kallëzimin penal të bërë nga Argita dhe Jamarbër Malltezi ndaj Krajës, Millonait, Olldashit dhe Irenës me 3 mbiemra

Krimi në Himarë/ Meta: Minimumi, ministrat përgjegjës dhe kryetari i bashkisë duhet të ishin shkarkuar nga Kryeministri!

Krimi në Himarë/ Meta: Minimumi, ministrat përgjegjës dhe kryetari i bashkisë duhet të ishin shkarkuar nga Kryeministri!

13:12, 04/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar për ngushëllim sot në familjen e Bledar Avdiajt në Laprakë, vajza e vogël e të cilit, Jonada, u vra nga një skaf dy ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë.

Në një deklaratë për mediat lidhur me përgjegjësitë, Ilir Meta tha se “minimumi, të gjithë ministrat përgjegjës  për zbatimin e vendimit të Qeverisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose të ishin shkarkuar nga Kryeministri bashkë me kryetarin e Bashkisë ku ka ndodhur kjo ngjarje kaq e rëndë.”

"Gjyshi mezi kishte pritur të takonte mbesën... - tha Meta. - Është një rast i pangushëllueshëm, megjithëse jam i impresoniuar nga forca  e kësaj e familjeve fisnike, sepse ishte një tragjedi që nuk ka asnjë lloj justifikimi, jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm që e panë të tërë, por edhe nga shteti, qeveria, bashkia, pasi ekziston një legjislacion për sigurinë në plazhe, që nuk është respektuar në asnjë element të tij.

Është vrasje e paralajmëruar, se kanë ndodhur raste të tilla edhe më përpara, sikur ndodhën plagosje që për fat të mirë nuk përfunduan me pasoja fatale të vdekjes dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.

Një papërgjegjshmëri totale! Dhe në momentin kur duhej të shprehet pendesa dhe marrja e vendimeve distancuese , në të njëjtin moment, na shpallet se Shqipëria na qenka e para sivjet në rajon për sigurinë e turizmin!

Nuk ka tallje më të madhe dhe fyerje për të gjithë popullin që nuk e ka përjetuar këtë tragjedi të familjes Avdia si një tragjedi të vetën!

Vendimi është dhe nuk është zbatuar, sepse këtu nuk zbatohet Kushtetuta, ligji, sepse ligjin e bëjnë të fortët dhe ajo pamja atje është pamja e shtetit brutal me qytetarët e thjeshtë dhe të pambrojtur që rrezikohen nga papërgjegjshmëria dhe brutaliteti i shtetit të tyre”

Lexo edhe: Meta: Që të kemi shtetin që mbron, të gjithë duhet të jenë sot në protestë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari04/08/2022 13:18

Sot duhej të ishte larguar nga qeveria vetë Krye-Tasja dhe të paktën 4 ministra-Tase të lidhur me zinxhirin e këtij krimi monstruoz qeveritar. Sepse nuk është një rast, nuk është një Tase xhelat, por sot në Shqipëri që nga viti 2014 e gjithë qeveria është një Tase, vetë Kryeqelbësira është një Tase, është një xhelat gjakatar, të gjithë drejtuesit e policisë janë Tase-xhelatë, të gjithë narko-banditët e organizatës së strukturuar kriminale "RILINDJA" janë Tase-xhelatë, të gjithë mender-gazetarët, mender-analistët, mende-lorencvangjelët, frrokçupët, spartakngjelët, dritanhilët, prosti-mirakazhanët, kurvo-delinaficot. merogëlbazët dha karlobolinot dhe televizionet dhe mender-mendiat janë që të gjithe Tase-xhelatë!! Satrapi gjakataro-sorosiano-sadist i Surrelit është vetë krye-Tase-xhelat, kryetrafikanti, kryekrimineli dhe kryeqelbësira i Shqipërisë! Sot krimet monstruoze nga tentakulat kancerogjene të qeverisë dhe nga vetë qeveria nuk po kryhen vetëm në det, por edhe në tokë, në ajër, në lumenj, në liqene, nëpër rrugë, nëpër sheshe, nëpër lagje, qytete, fshatra, në çdo cep e anë të Shqipërisë dhe në të gjithë jetën tonë të nxirë, të bërë skëterrë fare nga kjo organizatë kriminale, mafioze dhe gjakatare e stukturuar e krimit të organizuar sorosian!! Këto krime i kemi përpara syve tanë sapo dalim në mëngjes nga shtëpia, por ka nga ata të verbuar dhe trushpëlarë që nuk i shikojnë dhe nuk i ndjejnë deri sa viktima e radhës të jetë fëmija i vet, nipi apo mbesa e vet, nëna dhe babai i vet, motra apo vëllai i vet, apo kur të jetë ai vetë!!! Shpërthimi i Ramës lexohet dhe kuptohet si shpërthimi psiko-mendor i nje satrapi gjakatar sadisto-vampiro-shtazor pa asnjë lloj qelize njerëzore, si shpërthimi i një egërsire të etur për gjak, si shpërthimi i një krijese prehistorike gjakatare me sy të skuqur flakë nga kokaina dhe që ushqehet vetëm me gjak dhe mish fëmijësh!! Kështu e pësofshin që të gjithë fëmijët atyre që bëjnë avokatinë e ngjarjes makabre, të varasësit ordiner mafioz me uniformë policie dhe sidomos avokatinë e kryevrasësit që drejton në mënyrën më kriminale bandën fashiste sorosiano-mafioze të narko-qeverisë dhe vasësve të tij të kësaj bande kriminale!!! Kryekrimineli i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar e derdhi fare kazanin e zullumeve të tij kriminale! Askush të mos rri mbyllur por të dalim nëpër rrugët dhe sheshet e Shqipërisë dhe të protestojmë dhe ta rrëzojmë qelbësirën!! Mos rri brenda o shqiptar, dil protesto, ngri krye dhe lufto, sepse nesër atë fat do ta ketë fëmija yt, nipi dhe mbesa jote, vëllai dhe motra jote, nëna dje babai jot, ti vetë do të gjendesh i masakruar poshtë helikave të skafeve mafioze nëse do të jesh në plazh, ose poshtë rrotave të makinave mafioze nëse do të jesh në rrugë apo në trotuar!! Sot, nën pushtetin gjakatar, kriminal dhe mafioz të kryekriminelit të Shqipërisë, jo vetëm që po varfërohemi dhe po rrënohemi ekonomikisht për ditë, por na vrasin, po na marrin jetën, po na vrasin edhe fëmijët!!! Për çfarë po jeton ti o shqiptar??? Që nesër të dëgjosh për viktimën e radhës apo të jesh ti viktima e radhës???!!!!

Shto koment

Denonco