I riu në takimin me Berishën: Mbushni sheshin, ky pushtet duhet shkundur! Protestoj më 7 korrik për demokracinë

20:00, 04/07/2022
A+ Aa A-

Kreu i PD Sali Berisha organizoi një takim me të rinjtë e FRPD këtë pasdite. Një prej të rinjve tha se do të protestojë në datën 7 korrik për një Shqipëri që i përket të gjithëve dhe jo një grushti njerëzish.

Më tej ai tha se jetesa sa vjen e bëhet më e vështirë në Shqipëri, dhe për këtë do të dalë në shesh. Ndër të tjera ai theksoi se sot të mbash frymën gjallë në Shqipëri kushton shumë.

"Ky pushtet duhet të shkundet. Gjërat shkojnë qëllimisht keq. Jetesa sa vjen e bëhet më e pasigurt për ne.

Kam zgjedhur të jem në shesh më 7 korrik dhe jo të jem pas rrjeteve sociale, për një Shqipëri që i përket të gjithëve, e jo një grushti njerëzish.

Si unë do jenë me mijëra. Sot në Shqipëri, të mbash frymën gjallë kushton. I bëj thirrje të rinjve të protestojnë më 7 korrik.

Vetëm masa dhe shpirti i njerëzve të lirë e mban një demokraci funksionale e të gjallë."-tha i riu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco