Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, kush e ka rradhën?

Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi: Ja skema si Rama po përdor të moshuarit për të nënshkruar kontratat

18:43, 04/07/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve. Kryemadhi tha se kartat e identitetit të pensionistëve përdoren për të nënshkruar kontrata që bëhen milionerë, ndërkohë jetojnë në azil, pra të moshuarit përdoren.

Kryemadhi komentoi edhe rastin që denoncoi me 90-vjeçaren Haxhire Gurakuqi e cila figuron pronare e një kompanie 30 mln dollarë dhe që ka përfituar deri në 5 mln euro si punë e paguar nga inceneratorët.

Sipas Kryemadhit, Rama përdor të moshuarit përmes këtyre skemave ndërsa shtoi se SPAK është nën presionin e kryeministrit.

"Merren njerëz, u faturohen miliona euro. Problemi fillon te Ministria e Financave. Ose drejtësi e kapur, e pranoj që SPAK-u është nën presionin e Ramës e Veliajt.

Nëse bie Veliaj bie Edi Rama, asnjëri nuk e mban njëri-tjetrin. Skema e evazionit fiskal janë para të buxhetit të shtetit, për të pastruar paratë e drogës.

Rama merr 90-vjeçaren e bën pronare të 30 mln eurove e cila është pa shtëpi."-tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco