‘Gjyqtar në lidhje me klanin e drogës’/ Noka: Xhafa dhe Rama duan t'ii mbyllin gojën deputetit Salianji

‘Gjyqtar në lidhje me klanin e drogës’/ Noka: Xhafa dhe Rama duan t'ii mbyllin gojën deputetit Salianji

14:45, 04/07/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj deputetit Ervin Salianji.

Në një postim në Facebook, Noka ka theksuar se klani Xhafa është hedhur në sulm kundër deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe duan t'i mbyllin gojën me dëshmitarë të rremë mbi të cilët qëndrojnë dy narkoshtetarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

Klani Xhafa në sulm kundër deputetit Salianji

Kolegu Ervin Salianji bëri publik investigimin e gazetarit që provonte se vëllai i "rilindasit" Fatmir Xhafa vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.

Me procese gjyqësore të montuara në shkallën e parë dhe në apel, vëllazëria e drogës i është vërsulur deputetit të Partisë Demokratike me akuzën se ai u ka dëmtuar imazhin që me "djersën e ballit" e kanë vendosur në Itali e Venezuelë.

Pjesë e planit për t'i mbyllur gojën deputeti Salianji janë gjyqtarë me lidhje miqësore me klanin Xhafa, agjentë të SHISH, dëshmitarë të rremë e mbi këta qëndrojnë dy narkoshtetarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.

Ndodh edhe kjo, që një i arratisur ka besim te drejtësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco