VIDEO/ Nis seanca ndaj Salianjit, gjyqi ndiqet nga 10 deputetë të PD brenda sallës së Gjykatës së Apelit

14:16, 04/07/2022
A+ Aa A-

Ka nisur në Gjykatën e Apelit seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pasi shkalla e parë e shpalli atë fajtor për shpifje, duke e dënuar me 1 vit burg, për dosjen e famshme “Babale”, ku denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, kanë mbërritur dhjetë deputetë të partisë Demokratike, pasi do të jenë të pranishëm në procesin ndaj deputetit Ervin Salianji.

Në gjykatë janë Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari dhe Bledion Nallbati.

Albert Veliu jo prezent, Agron Xhafaj jo prezent, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi nuk është prezent. 

Ndërkohë Elona Toro, gjyqtare e çështjes nuk është e pranishme për arsye shëndetësore. 

Avokatët Indrit Sefa dhe Ledio Braho kanë kërkuar shtyrje për shkak të bojkotit. Fredi Alizoti ka hequr dorë nga kërkesa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco